AHMETI: O barazi e plotë, o nuk ka Qeveri

Konsideroj se ka ardhur momenti të mos pranojmë asgjë më pak se barazi e plotë, ajo ekonomike dhe finalizim të procesit të integrimeve. Kjo ishte porosia esenciale e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në paraqitjen e tij para të integristëve të rinj në Çair, ku edhe shpalosi pesë shtyllat kyçe të programit të BDI-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit. BDI me platformën zgjedhore, në fakt do të kërkojë zgjerim të vendimarrjes konsensuale dhe ngritjes së shqipes si gjuhë e dytë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë.
Në të kundërtën, nga BDI kanë përsëritur qëndrimin dhënë për “Dnevnik” se në vigjilje të zgjedhjeve që duhej të mbaheshin më 5 qershor, se edhe nëse fitojnë zgjedhjet, “nuk do të jenë pjesë e Qeverisë, nëse për partinë fituese tek maqedonasit nuk është e pranueshme platforma e tyre”.
Ahmeti me këtë rast ka rekomanduar liderin e LSDM-së opozitare Zoran Zaev se nuk ka të drejtë të kërkojë votat e shqiptarëve dhe partive maqedonase u ka porositur se BDI nuk bën aleancë me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, por vetëm me qytetarët shqiptarë.
Zëdhënësi partiak Bujar Osmani ka konfirmuar se BDI do të jetë pjesë e qeverisë së re, vetëm nëse ka forcën vendimmarëse. Ai thotë se BDI jo vetëm që dëshiron të jetë fitues, por edhe faktor vendimarrës.
“Mandati i BDI-së pas zgjedhjeve do të jetë mandat i rrumbullakimit të proceseve të filluara më 2002. Ai mision ka pesë qëllime apo përbetime nga të cilat nuk do zmbrapsemi. Zhvillim ekonomik dhe barazi ekonomike e shqiptarëve, rrumbullakim i çështjes së gjuhës, pra shqipja të jetë gjuhë e dytë zyrtare në gjithë Maqedoninë si që parashikon Kushtetuta, vendimmarje konsensuale në Parlament dhe Qeveri gjatëe zgjedhjes së presidentit të shtetit, gjatë vendimeve të politikave të jashtme, të brendshme dhe rajonale si çështje me rëndësi për shoqërinë.
Betimi i katërt apo pika nga e cila nuk heqim dorë, është sundimi i së drejtës, apo PSP të ketë mandat deri në hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE dhe implementim të tërrësishëm të raportit të Pribes. Pika e pestë është mjenjëherë në NATO”, ka thënë Osmani.
Ndryshe, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin e mbajtur në Çair, ka deklaruar se Prokurorisë speciale duhet t’i jepet mandat i përhershëm për të zbardhur të gjitha dilemat që kanë të bëjnë me drejtësinë.