AHMETI: Pa përkrahjen e popullit, kot e ke. E kanë tepruar sa me do alternativa (FOTO)
Po të kishim mbushur kuti nuk do ishim këtu, me dhunë, me forcë nuk rrihet në politikë, pa përkrahje të popullit kot e ke, ka thënë më tej në paraqitjen e tij para qytetarëve të Gostivarit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti.
“Nëse duan të punojnë le të bëjnë platforma dhe të garojnë, sepse hakun askush nuk ua han. Ne urojmë që në vendin tonë të ketë alternativa, por ama e kanë tepruar sa, nuk jemi shumë që shqiptarëve t’u tregojmë nga 10 alternativa, shihni në Luginën e Preshëvës, Mal të Zi, sa rijnë në mandate nga një deputet, sepse kështu i duan shqiptarët të ndarë e të përçarë. Populli e di se kush jemi, nuk manipulohet populli. Le të dalin me mend në kokë, platforma sesi ta çojnë këtë shoqëri përpara”, ka thënë Ahmeti
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në tubimin e sontëm në Gostivar ka thënë se “asesi nuk më shkon mendja që mund të mposht dikush BDI-në, sepse ajo rrënjët i ka të thella, tek vetë historia e kombit”.
“Sabri Godo në një takim në Tetovë tha: Lëreni Ali Ahmetin, pse e shani, pse nuk i keni bërë ju punët që ka bë Ali Ahmeti… Neve na kanë zili, janë çuna të ri, por nuk jemi fajtor dhe ne do vazhdojmë me projektet tona. Imazhi i një kombi ndërtohet duke organizuar procese të besueshme, pra zgjedhjet janë baromoetri më i mirë se në çnivel janë gjërat”, ka thënë Ahmeti