Ahmeti përkujton rapsodin e njohur Osman Mleqani

381

 

 Në moshën 70 vjeçare ka vdekur, Osman Gashi, i njohur ndryshe edhe si anëtari i grupit T’bijtë e Sefë Mleqanit. Osmani, bashkë me vëllezërit e tij për shumë vite i ka kënduar lirisë së vendit, për çka edhe është arrestuar disa herë nga regjimi jugosllav. Ai do të mbahet gjatë në mend për zërin e tij, për muzikën dhe motivet e këngëve që i ka interpretuar.

Një mesazh ngushëllimi për Mleqanin ka shkruar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti:

“Rapsodët përjetësuan ngjarjet historike nëpërmjet të këngëve të tyre dhe në vazhdimësi frymëzuan gjenerata të tëra veprimtarësh.
Një prej tyre pa dyshim ishte rapsodi i njohur, Osman Sefi Gashi, i cili ditë më parë u nda prej nesh me c’rast ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit.” thuhet në mesazhin e Ahmetit, transmeton Zhurnal.

© ZHURNAL.mk
Comments