Ahmeti takon Kryeministrin Austriak Kurtz: Koha për Maqedoni euroatlantike

265
fresco

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, është takuar sot me Kryeministrin e Austrisë, z. Sebastian Kurtz.

Lideri Ahmeti dhe Kryeministri Kurtz bashkëbiseduan hapur dhe miqësisht për sfidat e Maqedonisë dhe rajonit, me ç’rast Kryeministri Kurtz e theksoi mbështetjen e madhe austriake për integrimin euroatlantik, por edhe nevojën për reforma të mëtejme.

“Miqtë e mirë janë vlerë e veçantë dhe z. Sebastian Kurtz bënë pjesë në përkrahësit tonë më të mëdhenjë.

midle

Kryeministri austriak rikthehet në Shkup për të na dhënë mbështetje në rrugën tonë drejt NATOsë dhe BEsë.

Erdhi koha t’i ecim bashkë edhe hapat e fundit drejt suksesit të dëshiruar, integrimit euroatlantik.” theksoi Ahmeti.

Z. Ahmeti falënderoi Kryeministrin Kurtz për përkrahjen ndaj opcionit progresiv euroatlantik të vendit dhe u zotua që ai dhe BDI do të punojnë me përkushtim për realizim të marrëveshjes, por edhe për reforma të mëtejme.

Comments