Ahmeti uron presidentin e ri të Gjermanisë z. Frank-Walter Steinmeier

329

Ahmeti uron presidentin e ri të Gjermanisë z. Frank-Walter Steinmeier

Kam kënaqësinë që në emër të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të shpreh urimet tona më të sinqerta për sukses Presidentit te ri të Republikës Federale të Gjermanisë, z.Frank-Walter Steinmeier.
Përfitoj nga rasti të shpreh edhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj paqes dhe stabilitetit në Maqedoni dhe rajon, dhe në veçanti për kontributin e Gjermanisë ndaj kapërcimit të krizës politike në vend. Jam i bindur se kjo miqësi dhe ky bashkëpunim do të forcohen edhe më tej.
Z. President, bashkë me urimet për sukses, pranoni Ju lutem edhe shprehjen e konsideratës tonë më të thellë.
Comments