Ajaxi e dominon edhe Juventusin, por nuk arrin ta mposht

359
fresco

Ajax dhe Juventus kanë luajtur 1:1 ‘Johan Cruijff Arena’ në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.
U desh të pritej minuta e 45’ për të parë golin e parë në këtë sfidë.

Një harkimi të Joao Cancelo i është përgjigjur në mënyrën më të mirë Cristiano Ronaldo, që shënoi gol jashtëzakonisht të bukur me kokë për 0-1.

I shpejtë ka qenë reagimi i skuadrës së Ajaxit, që me të filluar pjesa e dytë arriti të barazonte rezultatin.

Ishte Neres që pas një depërtimi të bukur në minutën e 46’, shënoi për 1:1.

Vazhdimi i ndeshjes i takoi skuadrës së Ajaxit, me dalje të shpeshta dhe me mundësi të mira për të shënuar, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin./Lajmi.net/

Comments