Aksident komunikacioni në pikën pagesore Tetovë-Gostivar, një grua ka ndëruar jetë

765

Sot afër orës 07:00 në pikën pagesore të autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur një ak.sident komunikacioni. Është ak.sidentuar vetura Mercedes dhe Tuareg.Deri më tani flitet për një grua që ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe ajo është nga Dibra. Drejtori i spitalit të Tetovës, Florim Besimi ka informuar se në këtë spital janë sjellë 4 persona të lënduar, 3 bura dhe një grua. Personat e hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës janë: Arben Klobuçishta, Mersim Koleci, Arif Koleci dhe Blerime Klobuçishta.

Comments