AKK fillon hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.
Ai tha se dje është njoftuar nga ky divizion se tani më veç i kanë pranuar dosjet, shkruan lajmi.net.
“Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.”, ka thën Prestreshi.
Ky është njoftimi i tij i plotë:
Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë , dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veq i kanë pranuar dosjet.
Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.
Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe
Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.
Për çdo qështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar. /Lajmi.net/