Merr formë e ardhmja e Antoine Griezmann. Tashmë të gjitha rrugët e çojnë drejt Barcelonës sulmuesin e Kombëtares franceze.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se klubi blaugrana ka vendosur të paguajë klauzolën e largimit të Griezmann nga Los Colchoners, që kap shifrën e 100 milionë eurove.
LEXO EDHE:
Futbollisti i Kombëtares transferohet te klubi i madh i Rumanisë
27-vjeçari refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Los Colchoneros dhe tanimë gjasat janë që francezi të largohet nga skuadra e Diego Simeones për të formuar një treshe të frikshme sulmuese te Barça me Messin dhe Luis Suarez.
Duke iu referuar asaj që shkruan “Cadena Ser”, drejtuesit e Barcelonës u kanë komunikuar drejtuesve të Alteticos planin e tyre për të paguar klauzolën e largimit prej 100 milionë eurosh të Griezmann nga Atletico Madrid.

