Kuvendi mblidhet sot, në rend dite vendimi për dërgimin e FSK-së në Gazë

83

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare dhe në rend dite ndre të tjera e ka edhe shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë.

Kërkesën për dërgimin e FSK-së në Gazë Qeveria e pati proceduar për miratim në Kuvend më 30 mars.

Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci pati thënë se kërkesa që FSK-ja t’i bashkohet Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese mbështetet në ftesën nga komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara, vullnetin politik të shprehur në Bordin e Paqes, si dhe në Ligjin për dërgimin e FSK-së jashtë vendit.

Seanca e Kuvendit pritet të nisë në orën 10:00 e në rend dite gjithashtu është edhe shqyrtimi në parim i projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në agjendë deputetet i kanë edhe dy pikat e rregullta, deklarimet jashtë rendit të ditës e pyetjet parlamentare.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-019 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,

5. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë se Republikës se Kosovës nr.07/07, dt.30.03.2026 për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza,

6. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Comments