AKR-ja e Pacollit, ia mësynë zgjedhjeve e vetme?

403
fresco

Në Partinë e Behgjet Pacollit kanë vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, por, i vonuar.
Këshilltari i Pacollit, Naim Murseli ka thënë se është mirë që nuk janë bashkuar në Qeveri.

Në AKR kanë folur edhe për AAK-në e Nismën.

Ata thonë se nuk janë në bisedime me asnjë subjekt deri më tani.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është i drejtë, por i vonuar. Ishte mirë që AKR zgjodhi të mos bashkohej me këtë qeveri, për dallim nga AAK dhe Nisma. Siç jemi deklaruar edhe më parë, qytetarët e vendit po presin me padurim një qeveri të re, dhe ky vullnet duhet respektuar. AKR nuk është në bisedime me asnjë parti lidhur me zgjedhjet e reja”, thonë në AKR.

Comments