Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Bushat, humb jetën shoferi

336
fresco

Një aksident tragjik rrugor ndodhi mesditën e 18 gushtit në aksin Shkodër-Bushat, ku një kamion u përplas me dy makina.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i njërit prej mjeteve humbi jetën, ndërsa bashkëudhëtarët e tij, gruaja dhe fëmija, si dhe drejtuesja e mjetit tjetër mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në spitalin e Shkodrës për trajtim mjekësor.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për nxjerrjen e personave nga mjetet e dëmtuara rëndë, ku një prej automjeteve u shkatërrua thuajse plotësisht.

Policia njoftoi se viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa tre të tjerët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit vazhdojnë në vendngjarje nga autoritetet ligjzbatuese.

Comments