Aksident i rëndë në Drenas, treni godet veturën│FOTO

Ekonomia Online raporton se aksidenti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dobroshec të Drenasit.
Vetura “Opel Insignia”, me targa të huaja, është goditur nga treni që po udhëtonte nga Fushë-Kosova në drejtim të Pejës.
Në momentin e aksidentit, në veturë kanë qenë gjashtë persona: shoferi i veturës, tri femra pasagjere dhe dy fëmijë.
Nuk jepen detaje për gjendjen e të lënduarve.