Aksident i rëndë në Podujevë

242
fresco

Një aksident trafiku mes dy veturash ka ndodhur para pak minutash në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku janë lënduar dy persona, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Bazuar në pamjet e publikuara në media, njëra prej veturave ka dëmtime të mëdha.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasjë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci./Gazeta Express

Comments