Aksident i rëndë në Tetovë: Tre automjete përfshihen, një person pëson lëndime të rënda
Më 21.10.2025, në orën 14:20, në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin “Blagoja Toska” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku mes automjetit të udhëtarëve “Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.I.(53) nga Tetova, automjetit të udhëtarëve “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.B.(46) nga Tetova, dhe automjetit të udhëtarëve “BMW” me targa të Tetovës, i drejtuar nga J.A.(36) nga f. Neproshten, komuna e Tearcës.
Në aksident me lëndime të rënda trupore ka mbetur drejtuesi i automjetit A.B., të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë.