Aksident i rëndë trafiku pranë sallës Univerzale
Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sonte në bulevardin Aradhat Partizane në Shkup, pranë vendit ku e reja Frosina Kulakova vdiq tragjikisht pak kohë më parë, raportoi 4NEWS.mk, transmeton Faktiditor.info
Sipas dëshmitarëve okularë, në aksident u përfshinë tre automjete pasagjerësh – një Golf, një Mercedes dhe një BMW. Goditja e fortë bëri që automjetet të përmbyseshin në rrugë, dhe disa prej tyre pësuan dëme të konsiderueshme materiale.
Dëshmitarët okularë thonë se aksidenti ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme, por ende nuk ka konfirmim zyrtar të shkaqeve.
Ekipet e policisë dhe të ambulancës kanë mbërritur në vendngjarje. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar nëse ka ndonjë të lënduar.
Policia po kryen një hetim për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti./Fakti Ditor/