
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orë 02:30 në rrugën Prishtinë – Ferizaj në fshatin Llapnasellë.
Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i të cilës, 31 vjeç, ka humbur jetën.
Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 02:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj në fshatin Llapnasellë. Në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, ngasësi i së cilës ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti.
Vdekjen e viktimës mashkull F.G., 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se turpi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërkaq hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marrë me rastin.