Aksident me traktor, humb jetën një person në Podujevë (Foto)

554

Aksident me traktor, humb jetën një person në Podujevë (Foto)

(E plotësuar) Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër urës së fshatit ku një person nga Breca e Podujevës ka mbetur i vdekur pasi barte drunjtë me traktor.

Raportohet se në fshatin Pollat të Podujevës një person ka mbetur i pa shenja jete pasi automjeti i punës ka goditur atë.

Indeksonline mëson se ishte ora 18:00 kur këtij personi i është ardhur një goditje nga traktori i tij.

Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin. /Indeksonline/

Comments