Aksident me vdekje në aksin Burrel-Tiranë, ja viktima dhe i plagosuri

372

Aksident me vdekje në aksin Burrel-Tiranë, ja viktima dhe i plagosuri

Moebel THEMA

Një 68-vjeçare ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ndodhi në segmentin rrugor Burrel-Tiranë rreth orës 18:00.

Viktima me iniciale N.M po udhëtonte në automjetin tip Volkswagen, që drejtohej nga bashkëshorti i saj Xh.M 70 vjeç.

Drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina doli nga rruga. Fatkeqësisht, 68-vjeçarja ndërroi jetë menjëherë, ndërsa drejtuesi i makinës është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon veprimet për zbardhjen e  shkaqeve të aksidentit.

Comments