Aksident në Kërçovë, shtetasi nga Shqipëria përplaset keq me drurin (Foto)

188
aksident-foto-780x439

Aksidenti fatkeq i cili fatmirësisht ka mbaruar vetëm me dëme materiale ka ndodhur sot herët në mëngjes rreth orës 04:50 të mëngjesit në Kërçovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia për Kurir thonë se 24 vjeçari F.G. nga Shqipëria ka drejtuar automjetin “Land Rover”, në të cilin ka pasur dy pasagjerë. Vozitësi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe ka dalë jashtë rrugës.

Makina ka goditur një dru i vendosur në shteg në bulevardin “Çlirimi” që gjendet në rrethrrotullim.

Ekipet e policisë kanë inspektuar vendin e ngjarjes.

vetura-e-aksidentuar-ne-kercove

Comments