Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë

968

Para pak çastesh, një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht te Penda në fshatin Livoç i Epërm.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, edhe Policia e Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhnës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, i ka thënë lajmi.net, se nga ky aksident fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.

“Ka vetëm dëme materiale mes dy veturave. Dhe Policia është vendin e ngjarjes që ta hetoj aksidentin”, ka deklaruar Hashani për lajmi.net.

Mirëpo, nga ky aksident, është shkaktuar edhe tollovi dhe kolonë në komunikacion.

Comments