Aksident tragjik në Gostivar: 69-vjeçari humb jetën pasi automjeti doli nga rruga

56
fresco

Më 20 tetor 2025, rreth orës 09:20, në rrugën rajonale Gostivar–fshati Sërmnovë, në hyrje të fshatit Llakavicë, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Automjeti i tipit Daewoo Lanos me targa të Gostivarit, i drejtuar nga T.F. (69) nga fshati Bellovisht, ka dalë nga rruga dhe si pasojë, shoferi ka ndërruar jetë në vend.

Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i DPB Gostivar në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.TS

Comments