Aksident tragjik në Greqi, vdes një shqiptar 

240

 

Moebel THEMA

aksidenti greqi

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugor të ndodhur në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Karpathos, ishullin e Sarias, pranë Kretës.

Siç bën të ditur policia e shtetit fqinj, shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor, kur ka humbur kontrollin e tij.

Si shkak i humbjes, ai është përplasur me një mur, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për ngjarjen tragjike.

Comments