Aksidenti me 4 të plagosur, arrestohet shoferi i dehur dhe pa patentë

161

 

Moebel THEMA

aksidenti

 

Pas aksidentit me katër të plagosur të ndodhur një ditë më parë në Bulqizë, policia ka arrestuar shoferin që shkaktoi këtë aksident.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Elton Tafçiu, 29 vjeç, banues në fshatin Kllupçisht, Dibër.

Sipas policisë, 29-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur në masën 0.62 mlg/l,  si dhe pa leje drejtimi.

Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë, rreth orës 16.30  në vendin e quajtur  “3 Çezmat”, në aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, automjeti furgon me targa AA 925 FO me drejtues shtetasin  M.H 44 vjeç,  që transportonte pasagjerë nga Tirana për në Peshkopi është përplasur me automjetin “Peugeot” me targa  AA714 MU, me drejtues Elton Tafçiun, që lëvizte nga Peshkopia për në Tiranë.

Si pasojë u dëmtuan 4 pasagjerët që ndodheshin në furgon,  ku 2 prej tyre në gjendje të rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt  Tiranës,  si dhe dy  te tjerë jashtë rrezikut për jetën.

Elton Tafçiut, iu bë testi i alkoolit me aparatin  “Drager”, ku ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.62 Mg/L si dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se ai ishte i papajisur me leje drejtimi./tvklan.al

11
Comments