Aksidentohet Majk!

421
fresco

Para pak minutash reperi Majk është përfshirë në një aksident trafiku.
Thuhet se aksidenti ka ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe ishin të përfshira dy vetura.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, reperi kosovar, Kastriot Rexha i njohur si ‘Majki’ është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, përderisa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vend të ngjarjes kanë arritur si policia ashtu edhe ekipi mjekësorë. Nuk dihet ende se sa serioze janë lëndimet trupore.

Lajmi.net do ju mbajë të informuar rreth gjendjes së reperit.

Comments