Aksidentohet rekordmeni Agim Agushi



Sot, me datë 24.11.2016 ishte planifikuar që nën patronatin e Universitetit Shtetëror të Tetoves të mbahej rekordi botëror nga zhonglisti Agim Agushi.
Por, fatkeqsisht gjatë rrugës nga Vitia për në Tetovë është aksidentuar autobusi që transportonte nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” ku ishte edhe vet Agim Agushi në të.
Në një fotografi të dërguar nga një fans shihet Rekordmeni ynë që ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe disa gërvishtje në dorën e majtë, ndërsa nga nxënësit fatmirsisht nuk ka asnjë të lënduar.
Agim Agushi tha se gjithsesi ky rekord do të vendoset në një datë tjetër dhe Tetova përsëri do të shënohet në listen e rekordeve botërore.