Aksidentohet vetura zyrtare ku ishte vet kryeministri Kurti, nuk hapet fare rast në polici (FOTO)

257

Vetura e Mbrojtjes së Afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka shkaktuar aksident trafiku, duke e goditur veturën e blinduar në të cilën ndodhej Kurti, javën e kaluar.

Ky aksident, ndonëse ishte vetëm me dëme materiale siç duket kaloi edhe pa u raportuar në Polici nga eskorta e kryeministrit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se automjeti që shërbën për pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt ka goditur veturën e KM, përballë “Neëborn”-it në Prishtinë.

Sipas informacioneve, në kohën e aksidentit, në veturë ka qenë edhe vet kryeministri Kurti.

Në pamjet që janë siguruar, shihet se vetura e KM, e tipit BMË, ka pësuar dëme materiale në pjesën e pasme.

Por për këtë aksident, policia nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje, që nga java e kaluar, prej kur Sinjali posedon pamjet dhe informacionet dhe ka kërkuar një konfirmim zyrtar.

Lidhur me këtë, redaksia ka dërguar pyetje edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës, por nga ky institucion kanë deklaruar se nuk kanë inicuar hetimet lidhur me këtë rast.

Kujtojmë se Mbrojtja e Afërt e Kurtit edhe më parë është përfshirë në aksidente trafiku, por që nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Comments