Aksion i policisë maqedonase, zbulohen armë në një fshat

473
fresco

Katër pushkë janë gjetur gjatë aksionit policor me ç’rast është kontrolluar një shtëpi në fshatin Sirkovë të komunës Rosoman. Lajmin për MIA e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Velesit, Veroljub Dodevski.

midle

“Më datë 23 dhjetor në intervalin kohor mes orës 05:50 minuta, deri ora 08:00, në fshatin Sirkovë në shtëpinë e 35 vjeçarit Z.N., gjatë kryerjes së kontrollit me urdhër të Gjykatës themelore ën Veles, janë gjetur dhe konfiskuar pushkë pneumatike të llojit ‘Sllavija 77” të kalibrit 4.5 milimetra dhe një pushkë pneumatike e prodhimit çeko-sllovak, si dhe dy pushkë të përpunuara me dorë”, ka deklaruar Dodevski, transmeton Gazeta Lajm.

Pushkët janë konfiskuar kurse ndaj pronarit do të ngritet padi adekuate penale.

Comments