Akt burrëror në Velesht,famija Bojku falë gjakun e djalit.Pajtohen familja Bojku me familjen Kupa
Edhe një akt burrëror në Veleshtë-Shtrihet dora e pajtimit të dy familjeve…
Në prag të festës së madhe muslimane, Kurban Bajramit, pas një angazhimi permanent të Këshillit të pajtimit të gjaqeve në rajonin e komunës së Strugës dhe me mirëkuptimin e familjeve dhe familjarëve të dy familjeve të hasmëruara, është arritur mirëkuptim i plotë dhe sot është shtrirë dora e pajtimit.
Pajtimi është bërë ndërmjet familjes së Lazam Bojkut nga Veleshta dhe familjes së Sevdi Kupës poashtu nga Veleshta, me ç’rast, Lazam Bojku, ka falur gjakun e djalit, të vrarë në vitin 2.000, që ka ndodhur nga pjestari i familjes së Sevdi Kupës.
Gjatë periudhës së kaluar, Këshilli i pajtimit në përbërje: Lebit Murtishi, Abdulkadri Sheji, Ferat Polisi, Nasih Shehu, Adi Murtishi dhe Arben Jusufi, pasi kanë kontaktuar dhe biseduar me të dy familjet, ate të Lazam Bojkut, në prani edhe të: Shefki Bojkut, Argëtim Bojkut, Ferat Bojkut, Enis Bojkut, Skender Bojkut, Ramadan Qyrës, Ismet Qyrës, Dilaver Bojkut dhe Sabit Qyrës nga njëra anë, dhe Sevdi Kupës i shoqëruar nga Destan Kupa, Qani Kupa, Baki Kupa, Ali Kupa, Agron Kupa, Emin Kupa, Femi Kupa, Bestar Kupa, Nafi Kupa, Sefer Kupa dhe Vait Kupa, kanë arritur pajtueshmëri të plotë, për faljen e gjakut nga ana e familjes së Lazam Bojkut, familjes së Sevdi Kupës, duke dëshmuar edhe një herë se shqiptarët dijnë dhe munden të ngrihen mbi vetëveten dhe të falin!
Ky akt burrëror i faljes së gjakut nga familja e Lazam Bojkut, familjes së Sevdi Kupës, është edhe një sinjal pozitiv drejtë pajtimit edhe të ndonjë rasti tjetër që edhe më tej rëndon mbi disa familje shqiptare kudo qofshin ato.
Është shëmbull konkret për mbarë hapsirën gjeografike shqiptare, që të ulen në odën e burrave dhe të diskutojne e dabatojnë burrërisht, që edhe vendimet të sillen burrërisht siç ka ndodhur në rastin konkret, për të cilin jo vetëm anëtarët e Këshillit të pajtimit, por edhe mbarë popullata në komunën e Strugës e ka përshëndetur me respect dhe konsideratë këtë akt burrëror dhe shpirtmadh.
Njoftimi për faljen e gjakut të të birit nga Lazam Bojku, Sevdi Kupës, u bë i ditur edhe pas namazit të xhumasë në xhaminë e Veleshtës, që hasi në miratim të plotë nga xhemati, duke uruar mbarësi dhe mirëqenje të dy familjeve veleshtare dhe të gjithë shqiptarëve.(Struga Ekspres)