Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e Trendafilovës
Aktivistët e PSD-së e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Sepciale, Ekaterina Trendafilova, raporton Gazeta Express.
Ata kanë hyrë në vendin ku po mbahet konferenca, duke fshikulluar drejt kryetares së Speciales.
“Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.