Aktivistët e Vetëvendosjes përleshen me policinë në Mitrovicë, një arrestohet
Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshur sot me policinë gjatë një aksioni simbolik në Mitrovicë, njofton KTV.
Përleshja ndodhi kur aktivistët tentuan të vendosin një pankartë afër shtëpisë së kreu të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërkohë një aktivistë është arrestuar në përfundim të këtij aksioni, derisa një tjetër është alivanosur.
Aktivistët e LVV-së kanë tentuar të vendosin një pankartë “Veriu nuk ndahet, perëndimi nuk falet” afër shtëpisë së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Gjatë aksionit aktivistët e VV kanë thyer xhamat e një veture të policisë.