Aktori kosovar: Nuk është fajtore Flora Brovina, ajo është viktimë

488

Shkumbin Istrefi ka reaguar pas rastit me publikimin e fotografive nga deputetja Flora Brovina.

Flora Brovina dje në Kuvendin e Kosovës publikoi disa fotografi, për të cilat pretendoi se janë disa serbë duke e dhunuar një femër kosovare, shkruan lajmi.net.

Por, më vonë fotografitë dolën të jenë nga një faqe pornografike dhe gjithë kjo ngjarje bëri bujë të madhe në opinion.

Pas gjithë kësaj, ka reaguar aktori Shkumbin Istrefi, i cili përmes një postimi në Facebook, thotë se Brovina nuk ishte fajtore, por viktimë e një mentaliteti të mbjellur qysh moti.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I SHKUMBINIT, PA NDËRHYRJE:

“Nuk eshte znj. Flora Brovina fajtorja. Ajo eshte viktime e nje mentaliteti te mbjellur qysh moti. Mentalitet, i cili po e con drejt de-moralizimit total kete shoqeri.
Makiavelizem total – por jointelegjent.
Jemi bo per gjynah.

Znj. Flora, doreheqja juaj mund te jete hapi i pare drejt kendelljes eventuale, qe megjithate do te marre kohe e kohe, gjenerata e gjenerata”. /Lajmi.net/

Comments