Media ndërkombëtare “Aljazeera”i kushton një artikull të veçantë Kosovës ku përfshihet një kronologji e plotë e ngjarjeve që nga heqja me dhunë e autonomisë nga regjimi i Milosheviqit e deri te shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës janë bërë gjithnjë e më të tensionuara, lufta doganore po zgjat, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq vringëllon armët dhe kërcënon me luftë, Ministri i Jashtëm Ivica Daciq paralajmëron për vendet që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, vazhdimi i negociatave është vënë në pikëpyetje, kurse Kosova është tema kryesore e të gjitha emisioneve informative. Pothuajse nga mediat kryesore nuk mund të dimë se si gjërat kanë arritur deri në këtë situatë, ndonëse ekziston përshtypja se gjendja aktuale e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës piku nga qielli, pa e ditur arsyen.
Sikur shqiptarët e Kosovës sipas hireve dhe tekeve të çuditshme të tyre në një moment vendosën të shkëputen nga Serbia, gjë e cila aksidentalisht kaploi mendjen e tyre, thjesht për të ngjallur zemërim, dhe Serbia tani kërkon t’i bindë të kthehen në gjirin e saj. Në një atmosferë të harresës sistematike dhe falsifikimit të historisë, mund të jetë interesante të rikujtojmë se si rrodhën gjërat deri në këtë situatë, transmeton “Zëri.info”.
Revolucioni antidemokratik: Uzurpimi i pushtetit
Pas marrjes së pushtetit në “Mbledhjen e Tetë”, Sllobodan Millosheviq filloi “Revolucionin Antiburokratik” të tij. Nën këtë emër në të vërtetë fshihej rrënimi i procedurave ligjore dhe sistemit juridik, si dhe marrja e pushtetit përmes rrugës, me ndihmën e njerëzve të “mbledhur spontanisht” në mitingje masive. Vojvodina ra fillimisht në “revolucionin e jogurtit”, dhe pastaj Millosheviq me anë të grusht-shtetit e mori dhe Malin e Zi. Në rend ishte heqja e autonomisë së Kosovës, por se Millosheviqit në këtë rast i duhej të përdorte taktika të ndryshme, sepse ai nuk mund të llogariste në mbështetjen e masave të gjera të popullit në Kosovë, të cilët ishin në anën e Azem Vllasit dhe të udhëheqjes së Kosovës. Dhe në anën e autonomisë së vet. Millosheviqi e gjet një aleatë, Rrahman Morinën, ndërsa shqiptarët ishin kundër tij dhe shpërthyen protestat masive në tetor dhe nëntor 1988, ndjekur nga trazirat në rrugë, gjë e cila i shërbeu Millosheviqit si një pretekst i shkëlqyer për të përmbysur Azem Vllasin dhe Kaqusha Jasharin, në mënyrë që servilët e tij t’i sjell në vendet e tyre. Kryesia e Lidhjes së Komunistëve të Kosovës u shkarkua më 17 nëntor 1988, por qytetarët me përmbysjen e dhunshme të përfaqësuesve të tyre legjitimë nuk u pajtuan lehtë. Minatorët nga Trepça u revoltuan më 20 shkurt 1989, 1.500 minatorë u ngujuan në zgafellë, duke kërkuar që Vllasi dhe Jashari të kthehen në funksionet e tyre, përcjell zeri.info
Në të gjithë vendin u krijua një atmosferë e tensionuar, u diskutua në nivelin më të lartë për problemin dhe zgjidhjet e mundshme. Me këtë rast, Millosheviq i ka thënë Milan Kuçanit, atëherë udhëheqës i Lidhjes së Komunistëve të Sllovenisë: “Ne Serbët kanë të drejtë të mbrojmë interesat tona. Nuk ka rëndësi nëse ne do të arrijmë këtë qëllim me rrugë kushtetuese ose antikushtetuese”. Në lidhje me interesat serbe Millosheviqi, natyrisht, nënkuptonte sa më shumë pushtet që mundej të rrëmbente për veten e tij, në këtë rast – mbledhjen e sa më shumë votave në institucionet federale. Ai tashmë kishte tre (Serbia, Vojvodina, Mali i Zi), i mungonte një tjetër votë (Kosova) për të arritur gjysmën, dhe pastaj brenda mundësive të kishte pushtet mbi tërë Jugosllavinë. Sepse Millosheviqit nuk i interesonte asgjë tjetër përveç pushtetit, dhe në këtë aspekt qëndronte i gjithë sekreti i tij.
Kuçan e kishte të qartë se çfarë do të thotë kjo, se Millosheviqi është i përgatitur për çdo gjë, dhe më 27 shkurt organizoi në “Cankarjev Dom” një tubim të mbështetjes për minatorët shqiptarë, ku ai deklaroi: “Ne mendojmë se minatorët e Kosovës nuk mbrojnë vetëm të drejtat e tyre, të drejtat e autonomisë së shqiptarëve dhe Kosovës, por edhe Jugosllavinë e Avnojit dhe barazinë e të gjitha republikave, përfshirë Slloveninë, si dhe njerëzit që jetojnë atje”.
Tanket u zhvendosën për herë të parë në Kosovë
Në Serbi, mesazhet nga Sllovenia shkaktuan zemërim dhe pakënaqësi me përmasa masive, me pak ndihmë nga propagandistët e medias së Millosheviqit. Beogradasit masovikisht dolën në rrugë, filloi mitingu në qytetin e studentëve, duke i dhënë mbështetje Millosheviqit, pastaj ata u zhvendosën në anën tjetër, në qendër të qytetit. Deri në mëngjes, disa qindra mijë njerëz, sipas disa vlerësimeve deri në një milion u mblodhën “spontanisht” përpara Asamblesë Federale. Turmën u përpoq ta qetësonte Kryetari i Kryesisë së Jugosllavisë Raif Dizdareviq: “Ne nuk do të shkojmë drejt rrugës së grindjeve midis kombeve. Ne do të shkojmë përmes rehabilitimit të vëllaznim-bashkimit”. Pas fjalëve të tij, nga turma dëgjoheshin fishkëllima. Rruga e vllaznim-bashkimit nuk iu interesonte më, dhe mosmarrëveshjet midis kombeve që do të rezultonin në luftëra dhe gjak ishin bërë një program mbarëkombëtar politik. Të pranishmit në miting kërkuan të i’u drejtohej lideri suprem Slobodan Millosheviq, duke e pritur atë me durim që nga agimi i hershëm deri në mbrëmjen e vonë. Dhe më në fund, ata e mirëpritën. Millosheviqi erdhi, mbajti fjalim, ndërsa masa çmendurisht brohoriste: “Arrestojeni Vllasin!”, Për të cilën Millosheviqi u përgjigj: “Unë nuk mund të dëgjojë mirë, por unë dua të përgjigjem për këtë që po kërkoni – se ata që manipuluan njerëzit për realizimin e qëllimeve politike kundër Jugosllavisë do të dënohen dhe do të arrestohen”. Të nesërmen tanket u zhvendosen në Kosovë, sepse Millosheviqi e detyroi Presidencën e RSFJ-së të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë.
Dhe kjo është hera e parë që Millosheviq përdori ushtrinë dhe armë të rënda për të zbatuar qëllimet e tij politike, shumë kohë para demonstratave më 9 mars të vitit 1991, shumë kohë para se të dërgonte tanke në Vukovar. Gjatë operacionit të presionit mbi Kosovën, mediat e Millosheviqit kanë ndërmarrë fushata më të tmerrshme anti-shqiptare, përhapjen e urrejtjes helmuese racore, me ndihmën e akademikëve serb dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë. Mediat serbe në atë kohë kanë kërkuar që greva e minatorëve të ndërpritej me ndërhyrje ushtarake, ndërsa në mitingje demonstruesit kërkonin armë për të formuar trupa paramilitare për të shkuar në Kosovë.
Politika e dhunës dhe terrorit
Millosheviqi e përmbushi premtimin – Azem Vllasi u arrestua menjëherë dhe u akuzua për “aktivitete kundër-revolucionare”, si dhe u arrestuan disa qindra nga përkrahësit e tij dhe zyrtarë politik lokal. Tanket kanë mbajtur nën rrethim Kuvendin e Kosovës më 23 mars, në mënyrë që të “ndihmojnë” delegatët për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë dhe gjithashtu për të hequr autonominë e Kosovës. Pesë ditë pas kësaj parlamenti serb miratoi amendamentet, ndërsa qytetarët e Kosovës protestuan kundër heqjes së autonomisë dhe fillimit të represionit. Njësitë speciale të policisë qëlluan ndaj protestuesve dhe vranë 24 vetë. Dhe se kjo ishte vetëm fillimi i dhunës dhe terrorit, vetëm një aluzion të së keqes që do të pasonte së shpejti.
Shqiptarët, pak nga pak, u privuan nga të gjitha të drejtat dhe u reduktuan në qytetarë të dorës së dytë. Në korrik të vitit 1990 u miratua një ligj mbi marrëdhëniet e punës në kushte të jashtëzakonshme në Kosovë, mbi bazën e të cilit u larguan me dhunë nga puna qindra mijëra shqiptarë; profesorë, mjekë, gazetarë, redaktorë, akademikë … u ndalua “Rilindja”, e vetmja gazetë e përditshme në gjuhën shqipe dhe përdorimi i gjuhës shqipe u ndalua në shkolla, kulturë dhe shkencë. Botimi i librave në gjuhën shqipe u shfuqizua, si dhe financimi i Akademisë së Kosovës, e cila u mbyll më në fund, ashtu si institute të shumta shkencore.
Masat e dhunshme u aplikuan në Universitetin e Prishtinës, kështu që rreth një mijë mësimdhënës dhe asistentë mbetën pa punë. Universiteti deri në tetor 1991 mbeti me vetëm pesëmbëdhjetë profesorë shqiptarë, dhe ata duhej të ligjëronin në gjuhën serbe. Shumica e shkollave në gjuhën shqipe u mbyllën gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe autoritetet serbe në fillim të vitit 1991 ndalën pagat e mësimdhënësve shqiptar të shkollave të mesme.
Nga gjendja e jashtëzakonshme deri te varret masive
Maltretimet e policisë dhe arrestimet e rastit të shqiptarëve ishin bërë një dukuri e përditshme, si dhe rrahjet në rrugë, ndërsa e tërë Kosova në të vërtetë u kthye në një lloj të shtetit policor të cilën regjimi i Millosheviqit e mbante nën okupim. Shqiptarët nuk kishin zgjidhje tjetër, përveç se për të formuar institucione paralele dhe për të mbajtur mësimin në gjuhën shqipe në shtëpi private, ku ato bastiseshin nga policia serbe duke arrestuar mësuesit dhe nxënësit.
Të ballafaquar me një terror të hapur dhe të aparteidit, deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 shpallën Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Kuvendi u shpërbë tri ditë më vonë, dhe deputetët më 7 shtator fshehurazi shpallën Kushtetutën e re të Republikës së Kosovës dhe formuan një qeveri në hije. Në shtator të vitit 1991 u mbajt një referendum jozyrtar në pavarësinë e Kosovës, shumica e shqiptarëve të Kosovës votuan për pavarësi, por rezultatet e këtij referendumi, autoritetet serbe nuk i kanë njohur, përcjell zeri.info.
Gjatë viteve të nëntëdhjeta shtypja ushtarake-policore në Kosovë gjithë kohën bëhej edhe më intensive, dhe përfundimisht u përshkallëzua në konflikt të armatosur, krime të tmerrshme të luftës, plaçkitje në një shkallë masive, dhe dëbimin e rreth 900.000 shqiptarëve në kuadër të operacionit “Potkovica”. Lufta përfundoi me bombardimet e NATO-s dhe tërheqjen e ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova, të cilën Millosheviq dhe propaganda e tij e shpallën si fitoren e tyre. E gjithë kjo që pasoi më vonë, por në radhë të parë shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, është vetëm një epilog i represionit dhe luftës të Millosheviqit. Në fakt me futjen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe dërgimin e tankeve në Kosovë gjithçka kishte përfunduar, në këtë rast ishte e humbur çdo shans që Kosova ndonjëherë të mbetej pjesë e Serbisë.
Pasojat logjike të politikës së Millosheviqit
Slobodan Millosheviq ka bërë gjithçka në fuqinë e tij për të flakur Kosovën nga Serbia. Politika e represionit, dhunës dhe krimit, politika e shtypjes së të drejtave themelore të njeriut të shqiptarëve, e heqjes së institucioneve dhe ndalimit të gjuhës, politika e abuzimit dhe poshtërimit, politikat e frigoriferve dhe varreve masive- çoi në mënyrë të pashmangshme shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Kushdo që dëshiron që Kosova të jetë pjesë e Serbisë, do të çonte drejt një politike të tillë.
Edhe kur pushtuesit e pushtojnë një vend bëjnë të paktën disa lëshime për popullatën lokale, për të krijuar pakte me grupet politike lokale. Millosheviqi nuk e mendoi këtë. Siç thotë Vuk Perisiq në esenë e tij “Demoni i nacionalizmit”, Millosheviq “kurrë nuk i është drejtuar popullatës shqiptare”, dhe “objektivi i tij themelor politik ishte për të qeverisur vet”. Krerët politikë aktualë të Serbisë – Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq, Aleksandar Vulin dhe shumë të tjerë, kryesisht bashkëpunëtorë të kësaj politike të Millosheviqit, sot po shtiren sikur asnjë nga ato ngjarje nuk kanë ndodhur. Në vend që të thonë se si qëndrojnë gjërat me të vërtetë dhe të pranojnë përgjegjësinë për atë që bënë, ata çirren dhe mburren për realitetin që e kanë krijuar vetë.