Alarmante: 2 mijë e 50 raste me COVID-19 në Kosovë

247

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 2 mijë e 50 raste të të infektuarve me COVID-19.

Përgjatë kësaj kohë janë testuar 9.194 testime, transmeton lajmi.net.

Tani për tani në mbarë vendin janë 7 mijë e 266 raste aktive të të prekurve me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.728.214 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 798.225 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 40.561 doza përforëcuese dhe 2.191 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 7.266./Lajmi.net/

Comments