Alarmante: Çdo i katërti qytetar i Maqedonisë me armë !

Çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë është i armatosur. Ky realitet Maqedoninë e ka ngritur në krye të listës në nivel global të publikuar nga Instituti për Zhvillim Ndërkombëtar me seli në Gjenevë, transmeton Agjencia e Lajmeve Flaka.
Sipas të dhënave nga ky Institut ndërkombëtar, Republika e Maqedonisë radhitet e 20-ta në nivel të Botës sa i përket posedimit të armatimit nga ana e popullatës. Sipas këtyre statistikave, në Maqedoni 24.8 % e popullatës posedon armatim.
Siç mëson Agjencia e Lajmeve Flaka, kulumtimin me titull “Smal – Arms Servej 2016” e kryer nga Instituti për Zhvillim Ndërkombëtar, hasi në hapësirë të madhe në mediat ndërkombëtare. Sips raportit, në nivel botëror, e para ndodhet SHBA-ja, ndërsa si a përket Ballkanit, kryeson Serbia.
Kur flasim për Ballkanin, Serbia radhitet e dyta në listë në rang botëror. 75.6 % e shoqërisë llogaritet që posedon armatim. Nivel të afërt me Maqedoninë ka edhe sheti i Malit të Zi, edhe atë 24.1 %, Kroacia 21.7 %, Bosnja 17.3 si dhe Sllovenia me 13.5 % sa i përket posedimit të armëve në kokë banori.