Alarmi, fëmijët në shkolla janë kthyer në përdorues droge

348

Alarmi, fëmijët në shkolla janë kthyer në përdorues droge

Në një kohë që kultivimit të hashashit i është shpallur luftë nga çdo strukturë ligjzbatuese, atë mund ta gjesh fare lehtë në rrugët e kryeqytetit. Mjaftojnë pak lekë dhe kuriozitetit për ta provuar.

Për mjaft të mitur, fillimi i historisë është i njëjtë, por jo përfundimi. Në Policinë e Tiranës 17 të mitur procedohen vazhdimisht për përdorim të hashashit. E ndërsa shifra sa vjen e rritet, mosha e përdoruesve ulet. I njëjti shqetësim është dhe për shefin e shërbimit të toksikologjisë Zihni Sulaj.

Mosha më e prekur është ajo nga 12 deri në 22 vjeç, ndërsa efektet anësore janë më të rënda nga ato që mund të keni dëgjuar.

Më fillimin e vitit te ri shkollor policia prezantoi një plan të detajuar masash, i cili duket se nuk funksionon pasi lënda narkotike hyn lehtësisht brenda institucioneve te arsimit dhe numri i përdoruesve mbetet i madh. /Vizion+

Comments