Albatrit Muçiqi baba për herë të dytë?

357
fresco
Këngëtari Albatrit Muçiqi bashkë me bashkëshorten e tij, Egzonën këto ditë qëndruan në Stamboll.
Nga atje, çifti sollën imazhe përmes të cilave tregonin vendet që po vizitojnë, shkruan lajmi.net.

E në një prej këtyre fotografive, barku i Egzonës dukej i fryrë ani pse kishte tentuar që ta mbulonte me qeset e blerjeve.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “Prive” se Albatriti dhe Egzona po presin të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me Albatritin, por telefoni i tij nuk kishte qasje.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Amelia. /Lajmi.net/

Comments