I pari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kurti këtë e ka bërë për siç po pretendon ai shpifjet që i kanë bërë Thaçi e Veseli në seancën gjyqësore për “Syrin e Popullit”, shkruan lajmi.net.
Sipas Kurtit, Thaçi e Veseli kanë bërë deklarime të rrejshme.
“Me rastin e kallëzimit penal, këtu në prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda kundër Presidnetit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kundër kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Ne këtë kallëzim penal po e bëjmë sot duke pasur parasysh deklarimet e rrejshme nën betim që këta dy i kanë bërë me datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në procesin gjyqësorë, kundër të ashtuquajturit organizatë Syri i Popullit, me rastin e sublimit që kanë bërë këta dy krerë institucionesh kundër Glaukut, meje dhe Sadri Ramabajës”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Kujtojmë se Thaçi e Veseli kishin dhënë dëshmitë e tyre në rastin e gjykimit të “Syrit të Popullit”. /Lajmi.net/