ALBIN KURTI PËRZURI HAKI ABAZIN NGA TAKIMI, SHKAS DYSHIMET PËR FAVORIZIM TË JETA XHARRËS DHE FAIK ISPAHIUT
Kryeministri Kurti ishte vёnё nё dijeni nga OJQ-tё pёr sjelljet korruptive tё Haki Abazit nё raport me Jeta Xharrёn, Faik Ispahiun e Dajana Berishёn. Ishte organizuar edhe një takim në Kryeministri kur Kurti e kishte nxjerrё jashtё takimit Haki Abazin.
Ish-Zëvendëskryeministri Abazi ka refuzuar të komentojë këtë ngjarje duke thënë se nuk flet për Gazetën Express. As Arton Demhasaj s’ka dhënë komente me arsyetimin se letra ishte e brendshme. Ndërkohë, sjellim të plotë të gjithë ngjarjen dhe letrën e disa organizatave të shoqërisë civile lidhur me takimin me Kurtin që kishte ndodhur në mars.
Njё ngjarje jo e zakontë kishte ndodhur nё mars tё kёtij viti mes Kryeministrit Kurti dhe njё grupi tё OJQ-ve, ku Kurti ishte detyruar ta largonte nga takimi zëvendësin e tij Haki Abazi. Ishte ky njё takim ku kryeministri Kurti ishte përballë shoqërisë civile, e cila ishte ftuar nga Kurti pёr tё diskutuar nё lidhje me sjelljet korruptive tё zëvendësit tё tij, Haki Abazi, pёr tё cilin përfaqësues tё dhjetё organizatave tё shoqërisë civile, ishin shprehur tё shqetësuara nga sjelljet e Abazit nё cilёsinё e zëvendëskryeministri tё dytё nё Qeverinё Kurti.
Express ka kontaktuar Arton Demhasaj e ÇOHU-t, i cila kishte qenё protagoniste edhe nё ngjarjen, nё tё cilёn Haki Abazi si zёvendёskryeministёr ka hedhur akuza ndaj shoqёrisё civile e poashtu edhe ka qenё e pranishme nё takimin kur Kurti e kishte larguar Haki Abazin.
Ai nuk ka dashur të japë komente.
“Nuk ka qenë publike letra. Kemi mbajtur një takim me Kryeministrin Kurti. Kemi vendosur që mos me komuniku me media për këtë letër”, ka thënë Demhasaj.
Haki Abazi, ish-zёvendёskryeministёr i dytё nё Qeverinё Kurti, ka thënë se nuk dëshiron të komentojë dhe as të flasë për Express.
“Me Expressin e kam kryer. Le të tregojnë çka të dojnë organizatat e shoqërisë civile”, ka thënë Abazi teksa ka refuzuar të komentojë takimin mes OJQ’ve dhe Kryeministrit Kurti në mars.
As Donika Emini nuk ka dashur të komentojë takimin dhe ka thënë se nuk e ka nënshkruar letrën që OJQ’te ia kanë dërguar Kurtit.
“Jam kanë në takim. Është fol për pandeminë… Për Hakiun specifikisht nuk është diskutu. Hakiu vetëm e pati zëvendësu Kurtin. Nuk e kam nënshkru letrën dhe nuk jam palë kredibile në proces”, ka thënë Emini.
Sidoqoftë, sipas kёtyre dhjetё OJQ-ve mё tё zёshme dhe me reputacion nё sektorin e shoqёrisё civile, Haki Abazi, nё cilёsinё e zëvendëskryeministrit tё dytё, ka akuzuar rёndё OJQ-tё dhe nё përgjithësi sektorin e shoqërisë civile, duke ju krijuar favore dhe qasje tё privilegjuar vetёm dy-tre organizatave tё shoqёrisё civile, duke aluduar nё BIRN-in e udhёhequr nga Jeta Xharra, Interneёs Kosova tё udhёhequr nga Faik Ispahiu dhe FIQ-in tё udhёhequr nga Dajana Berisha.
Kёto akuza ndaj shoqërisë civile, Haki Abazi, i kishte bёrё nё takimin e mbajtur mё 3 mars 2020, nё ngjarjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, mbi transparencën e fondeve publike pёr OJQ dhe lansimin e Platformёs online pёr financimin publik tё OJQ-ve.
Pёr kёto akuza ndaj shoqёrisё civile dhe favore ndaj disa OJQ-ve, tё cilat Haki Abazi i ka financuar pёr shumё vite rresht sa ishte drejtor i RBF pёr Ballkanin Perёndimor, dhjetё organizatat e shoqёrisё civile pёrfshi “Balkan Green Foundation”, “ÇOHU!”, “Fondacioni Kosovar pёr Shoqёri Civile (KCSF)”, “Grupi pёr Studime Juridike dhe Politike (GLPS)”, “Instituti Demokratik i Kosovёs (KDI)”, “Instituti GAP”, “Instituti i Kosovёs pёr Drejtёsi (IKD)”, “Instituti i Kosovёs pёr Politikat Evropiane (EPIK)”, “Instituti Kosovar pёr Hulumtim dhe Zhvillim tё Politikave (KIPRED)”, “Instituti pёr Politika Zhvillimore (INDEP)” dhe “Lёvizja FOL” i kanё shkruar letёr Kryeministrit Kurti pёr tё shprehur shqetёsimin dhe pёr tё kёrkuar llogari nga Kryeministri pёr sjelljet korruptive tё zёvendёsit tё tij, Haki Abazi.
Nё letrёn e drejtuar Kurtit, të cilën e posedon Express dhe që kanë pasur qasje edhe këshilltarët e liderit të VV’së, nё pika tё pёrgjithshme, grupi i OJQ-ve, kishte shpjeguar ngjarjen, nё tё cilёn Haki Abazi kishte pёrfaqёsuar nё kёtё ngjarje Qeverinё Kurti dhe se sjellja e tij, sipas grupit tё OJQ-ve, kishte qenё e papranueshme dhe ndёrhyrje e drejtpёrdrejtё e qeverisё nё sektorin jo-qeveritar.
“Nё kёtё ngjarje, zv. Kryeministri nё fjalёn e tij tё hapjes e abstrahoi komplet temёn e transparencёs sё qeverisё, por e anatemoi dhe demonizoi shoqёrinё civile nё Kosovё. Ai na cilёsoi si grup organizatave me mendёsi tё makiatos qё takohen e flasin mes vete dhe nё rastin mё tё mirё e kuptojnё vetёm veten, si keqpёrdorues tё fondeve dhe zbatues tё agjendave tё donatorёve tё huaj, si dhe ridefinoi kuptimin e shoqёrisё civile duke pёrjashtuar OJQ-tё nga definicioni i kёtij sektori. Pёr mё tepёr, ai vlerёsoi qё vet organizatat e shoqёrisё civile janё problem i madh dhe tani e tutje do tё kёrkohet transparencё dhe llogaridhёnie nga OJQ-tё”, thuhet nё letrёn e grupit tё OJQ-ve drejtuar Kryeministrit Kurti.
Tutje, grupi i OJQ-ve vazhdojnё tё elaborojnё sjelljen e papranueshme tё Haki Abazit.
“Ndёr tё tjera, nё komentin e pjesёtarёve tё shoqёrisё civile qё Qeveria duhet ta dёshmojё pёrkushtimin pёr zbatim tё rregullores pёr fonde publike pёr OJQ edhe duke investuar nё burime njerёzore dhe ngritje tё kapaciteteve tё shёrbyesёve civil, ai e konsideroi kёtё si farsё e cila pёrdoret nga disa OJQ dhe institucione publike tё cilat nuk e duan transparencёn. Pёrgjatё gjithё diskutimit, zv.Kryeministri kishte qasje jashtёzakonisht antagonizuese dhe arrogante, sidomos ndaj pjesёtarёve tё shoqёrisё civile prezent nё kёtё ngjarje, pёrfshirё largimin nga salla nё momentin e replikimit me tё”, thuhet nё letrёn dёrguar Kurtit.
Grupi i OJQ-ve, kёtё sjellje e ka vlerёsuar si tё paprecedentё dhe skandaloze. “Kjo qasje e njё pёrfaqёsuesi aq tё lartё qeveritar ёshtё e paprecedentё. Pёr mё keq, kjo ndodh nё rastin e parё kur nё mandatin e kёsaj qeverie diskutohet pёr njё temё drejtpёrdrejtё tё lidhur me sektorin tonё. Edhe pse mbetet skandaloze nё çfarёdo rrethane, do tё mund ta konsideronim si rast tё izoluar po tё mos ishte pjesё e njё qasje mё sistematike nga ana e zv. Kryeministrit”, thuhet nё letrёn e grupit tё OJQ-ve.
Ky grup i OJQ-ve ka listuar argumente mbi qasjen skandaloze tё Haki Abazit nё cilёsinё e zёvendёskryeministrit nё Qeverinё Kurti.
“Qysh para takimit, pёr herё tё parё nё historinё e bashkёpunimit qeveri – shoqёri civile, agjenda e njё ngjarje publike nuk pёrfshin diskutim tё hapur, por vetёm fjalё rasti nga panelistёt. Ftesat pёr ngjarje ose nuk dёrgohen fare ose dёrgohen me vonesё, dhe atё pas kёrkesave nga shoqёria civile. Para dhe gjatё ngjarjes, por edhe nё zhvillime tё tjera tё ndёrlidhura, zv. Kryeministri u krijon favore dhe qasje tё privilegjuar dy-tre organizatave tё shoqёrisё civile. Pёrderisa raportet shumё tё afёrta personale tё tij me kёto organizata mund tё jenё rezultat i karrierёs sё tij nё tё kaluarёn si donator i shoqёrisё civile, vazhdimi i kёsaj qasje edhe nё funksionin zyrtar ёshtё i papranueshёm”, thuhet tutje nё letrёn e grupit tё OJQ-ve.
Pёrfaqёsuesit e grupit tё OJQ-ve janё shprehur tё indinjuar me qasjen e Haki Abazit, pёr tё cilёn kanё theksuar se ёshtё hera e parё qё njё pёrfaqёsues i qeverisё ka qasje tё papranueeshme nё raport me shoqёrinё civile, tё cilёn tenton ta kontrollojё. “Jemi thellёsisht tё indinjuar me kёtё qasje, edhe pse historikisht tё tillat veçse na kanё motivuar tё bёjmё punёn tonё, pra ta mbajmё Qeverinё pёrgjegjёse pёr veprimet e veta. Nuk jemi befasuar nga personi qё i bёn kёto deklarata, por jemi tё shqetёsuar qё tё njejtat janё bёrё nё kapacitet zyrtar, publikisht, dhe nё njё ngjarje tё organizuar nga vet qeveria. Qasje tё tilla janё karakteristikё e shteteve dhe qeverive tё cilat nё mёnyrё sistematike e kufizojnё lirinё e asocimit dhe tё shprehjes, e ngushtojnё hapёsirёn e veprimit qytetar dhe synojnё qё tё shfrytёzojnё autoritetin dhe mekanizmat e shtetit pёr tё vёnё nёn kontroll kёtё sektor jetёsor pёr njё shoqёri demokratike. Qeveria dhe tё gjitha institucionet publike kanё mandat dhe obligim qё tё sigurojnё ambient tё duhur pёr veprim tё shoqёrisё civile, tё garantojnё dhe mbrojnё pavarёsinё e sektorit dhe tё pёrmbahen nga çfarёdo ndёrhyrje e tyre nё punёn e organizatave tё shoqёrisё civile. Çfarёdo tentimi pёr t’i treguar shoqёrisё civile se çka duhet e çka nuk duhet tё bёjё ёshtё e kundёrta e kёtij mandati, dhe do t’i shndёrronte organizatat jo-qeveritare nё organizata qeveritare”, thuhet nё letrёn e grupit tё OJQ-ve drejtuar Kurtit.
Tutje, kёto OJQ, kёrkojnё drejtpёrdrejtё llogari nga Kryeministri Kurti pёr sjelljet e Haki Abazit, nё cilёsinё e zёvendёskryeministrit tё dytё tё Qeverisё Kurti. “Tё skandalizuar nga e gjithё kjo, ne organizatat e shoqёrisё civile tё poshtёshёnuara, kёrkojmё nga ju qё: 1) Tё na qartёsoni nёse pozicioni i parashtruar publikisht nga zv. Kryeministri i dytё ёshtё pozicion zyrtar i Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs ndaj shoqёrisё civile, dhe nёse jo, tё deklaroheni qartё dhe publikisht pёr kёtё dhe 2) Tё ndaloni autorizimin e zv. Kryeministrit tё dytё pёr tё komunikuar nё emёr tё Qeverisё nё çfarёdo teme tё ndёrlidhur me shoqёrinё civile”, theksohet nё letrёn e OJQ-ve.
OJQ-tё, kanё kёrkuar veprime konkrete tё Kryeministrit Kurti ndaj zёvendёsit tё tij Haki Abazi. “Gjithashtu, presim nga ju qё ndёrmerrni tё gjitha masat nё kompetencёn tuaj pёr tё ndaluar keqpёrdorimin e detyrёs zyrtare nga zv. Kryeministri pёr tё krijuar favore pёr organizata specifike tё shoqёrisё civile”.
Grupi i OJQ-ve ja kanё bёrё me dije Kryeministrit Kurti qё kёtё letёr ia kanё dёrguar vetёm atij pёr ta adresuar pa pasur nevojё qё tё mobilizohet tёrё shoqёria civile. “Pёr fund, kemi vendosur qё komunikimin e parё pёr kёtё ta bёjmё drejtpёrdrejtё me ju, pa mobilizuar masivisht organizatat e shoqёrisё civile dhe pa shfrytёzuar mjetet e komunikimit publik, duke shpresuar megjithatё qё kjo qasje nuk paraqet pozicionin zyrtar tё Qeverisё. Pёr kёtё arsye, presim qё kёrkesat tona t’i trajtoni me urgjencё dhe seriozitetin e duhur”.
Si Albin Kurti e largoi nga zyra Haki Abazin, i cili ishte i papranueshёm pёr OJQ-tё?
Pas letrёs qё grupi i OJQ-ve ja kishte drejtuar Kryeministrit Kurti nё lidhje me sjelljet korruptive tё Haki Abazit, Kurti iu kishte pёrgjigjur atyre me njё ftesё pёr takim.
Mirёpo, nё takim, me vete kishte marrё edhe Haki Abazin.
Posa ishin ulur nё takim, pёrfaqёsuesit e OJQ-ve, ia kishin bёrё tё qartё Kurtit se kishte gabuar rёndё me sjelljen e Abazit nё takim, duke e cilёsuar kёtё veprim si ofendim ndaj OJQ-ve.
“Pёrfaqёsuesit e OJQ-ve nё takim, posa kanё parё Haki Abazin prezent, nё fjalёt e parё i kanё thёnё Kryeministrit Kurti, se ndihen tё ofenduar nga prezenca e Haki Abazit, pёr tё cilin ishte drejtuar letra e OJQ-ve nё adresё tё Kurtit dhe se kjo sjellje e Kurtit ёshtё pёrgjigje pёr letrёn e tyre. Nё kёtё rast, tё gjithё pёrfaqёsuesit e OJQ-ve janё ngritur nё kёmbё pёr tu larguar nga takimi nё mёnyrё demonstrative. Nё kёtё rast, Kurti ёshtё befasuar dhe e ka kuptuar drejtё shqetёsimin e OJQ-ve dhe i ka thёnё Haki Abazit tё largohet nga takimi”, thotё se njё burim anonim nga kabineti Kurti, i cili kishte qenё prezentё nё takim. Nё atё moment, Haki Abazi ishte larguar pa asnjё koment. “Dukej tepёr i dёshpёruar sepse pёrfaqёsuesit e OJQ-ve as qё deshёn tё qёndrojnё nё takim, duke vlerёsuar ofenduese edhe sjelljen e Kurtit pёr shkak tё prezencёs sё Haki Abazit nё takim, nё tё cilin OJQ-tё dёshironin tё flisnin pёr sjelljet e tij qё i konsideronin tё papranueshme dhe korruptive nё raport me disa OJQ”, thotё tutje njëri prej pjesëmarrësve aty.
Sidoqoftë, pas largimit tё Haki Abazit nga takimi nga Kryeministri Kurti, ka filluar diskutimi pёr pёrmbajtjen e letrёs, nё tё cilёn OJQ-tё kishin shprehur shqetёsimet e tyre nё lidhje me sjelljet e Haki Abazit.
Kurti kishte dёgjuar versionet e tё gjithё pёrfaqёsuesve tё OJQ-ve, tё cilёt janё shprehur tё shqetёsuar se si Qeveria Kurti, e cila ka promovuar transparencёn dhe llogaridhёnien, pёrmes Haki Abazit, po synon qё tё vё kontroll mbi sektorin e shoqёrisё civile dhe se si po i favorizon OJQ-tё, tё cilat dikur i kishte financuar si drejtues i RBF pёr Ballkanin Perёndimor.
OJQ-tё kanё kёrkuar nga Kurti qё ai tё deklarohet edhe publikisht se cili ёshtё qёndrimi i Qeverisё Kurti nё raport me qёndrimet e Haki Abazit tё bёra nё cilёsinё e zёvendёskryeministrit nё takim e mbajtur mё 3 mars 2020, nё ngjarjen e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, mbi transparencёn e fondeve publike pёr OJQ dhe lansimin e Platformёs online pёr financimin publik tё OJQ-ve.
Kurti ju ka premtuar OJQ-ve se Qeveria Kurti nё asnjё formё nuk do tё ndёrhyjё nё punёn e organizatave tё shoqёrisё civile dhe se ato qё janё thёnё nga Haki Abazi nuk janё qёndrime tё Qeverisё Kurti, por qёndrime personale tё tij. Nё lidhje me akuzat pёr sjellje korruptive tё Haki Abazit, i cili ka favorizuar nё aktivitete tё ndryshme OJQ-tё, tek tё cilat pёr njё kohё tё gjatё kishte qenё donator i tyre, Kryeministri Kurti, kishte premtuar se do tё informohet mё shumё dhe se nuk do tё rri duarkryq por se do tё veprojё.