Albin Kurti pranon detyrën e kryeministrit

Në mungesë të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ish zëvëndëskryeministri Behgjet Pacolli i ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, Albin Kurtit
Ndërsa jashtë ndërtesës së qeverisë, Kurti është pritur nga Garda Ceremoniale e Kosovës.
Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.
Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra. /Lajmi.net/