Aleanca e të pabesëve!

304
fresco

Hipokrizia nuk ka fund, edhe amoraliteti nuk ka kufi për të ashtuquajturin Kolaboracion Aleancë me Besë. Këta kolaboracionistë të Aleancës me Besë, nga frika se do ju digjet prapanica e tyre personale, u bënë bashkë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Edhe pse populli fare mirë e ka kuptuar se arsyeja e kolaboracionimit të tyre, është thjesht arsye personale, vetëm që liderët e tyre të shpëtojnë karrierat politike, të njejtit na shesin tani “moral të lartë kombëtar”, thonë se “dëgjuan dëshirën e popullit”, e kjo i bie njësoj si ai përbetimi i lavireve kur duan të ta mbushin mendjen për ndershmërinë e tyre të pashoqe. Nëpërmjet port(h)aleve që kontrollojnë, shpëtimin e prapanicave të tyre duan të na e shesin si bashkim të shqiptarëve.
O të mjerë! Bashkimi i prapanicave tuaja , nuk do të thotë edhe bashkim kombëtar. Edhe më së paku ju keni të drejtë të mësoni anëtarsinë e PDSH-së se si të votojnë.
Se sa të pamoralshëm jeni , po ia rikujtojmë edhe njëhere opinionit nëpërmjet këtyre pyetjeve: -Kush e votoi Ramiz Merkon si ministër në Qeverinë e re? -Kush e votoi Visar Ganiun zv.Ministër të Arsimit? -Kush e votoi Bujar Osmanin zv.Kryeministër? -Kush e votoi Sadulla Durakun ministër? -Kush e votoi Talat Xhaferin, Kryetar Parlamenti? -Kush ja dha nënshkrimet pa kushte Zoran Zaevit? – Kush protestonte bashkë me Zaevin, madje duke e lidhur flamurin kombëtar, bashkë me ate maqedonas, serb dhe tē LGBT-së? -Në vitin 2006 cili prej liderëve të juaj ka qenë në listë për deputet të BDI-së? – Kush ia shkruante fjalimet Izet Mexhitit?… Kemi plot pyetje të tilla që duan përgjigje. Mos harroni. Populli di gjithçka.
Prandaj ju lavire politike, ju armiq të shqiptarëve dhe të PDSH-së, ju më së paku keni të drejtë të thirrni anëtarsinë e PDSH-së për përkrahje. Për fund , anëtarsia e PDSH-së e di vetë për kë do të votojë. Do të votoj për veten, për PDSH-në. PO, POPO, PO…përfundimin e kësaj fraze, besoj se e dini!./Ditari.mk/

Comments