Ali Ahmeti, i humbur nga urrejtja që vetë e kultivoi..!?

122
fresco

Ali Ahmeti me sa duket është krenar që urrejtja e tij nuk ndryshon kurrë.
Ali Ahmeti një plak i mbaruar ushqehet me urrejtje, kultivon urrejtje, shpërndan urrejtje. Këtë e ka bërë gjithmonë, urren hapur pa asnjë ndjenjë turpi, urrente po kaq fort edhe kur ishte në pushtet, thjesht që atëherë e bënte fshehurazi, duke përdorur institucionet që kontrollonte. Kur është në opozitë, urren personalisht, haptazi, dhe i detyron të urrejnë hapur edhe shërbëtorët e tij: deputetët, gazetarët, drejtuesit e partisë, familjarët apo militantët.

Urren çdo institucion publik, urren kundërshtarët e tij politikë. Por urren edhe institucionet private, duke filluar nga mediat, përveç atyre që kontrollon vetë. Urren biznesmenët, ose të paktën ata që nuk e paguajnë. Urren shqiptarët që nuk e votojnë.

Monotonia dhe përsëritja në politikë janë një mallkim që vret cdo lider që e përdor, sepse lodhen këto tjerët. Ali Ahmeti dhe betejat e tij e rreme i kanë lodhur të gjithë, dhe kjo duket në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedonin Veriore. Eshtë kjo politikë e bazuar në urrejtje ajo që humbi në këto zgjedhje lokale. Por Ali Ahemti nuk e kupton. Dhe në vend që të reflektojë dhe të ndryshojë strategji, komenton disfaten elektorale të shkaktuar nga urrejtja e tij, duke shpërndarë edhe më shumë urrejtje.

Ali Ahmeti, urren çdo institucion të shtetit. Ai dëshiron shtetin e tij personal të dikurshëm, ku kishte prokurorë të korruptuar, gjykatës të nënshtruar, kriminelë bashkëpunëtorë, gazetarë të bindur, institucione publike të kapura, polici të dhunshme, një KSHZ të gatshme të certifikonte manipulimet e tij. Sot, Ali Ahemti rrethohet me mediokër, të vetmit që e durojnë, sepse në mediokritetin e tyre nuk kanë asnjë alternativë. Por pikërish këta mediokër janë ata që i largojnë votuesit, sepse ndryshe nga sa mendon Ali Ahmeti, shqiptarët nuk janë më naive, që si përvojë të vetme kishin një regjim të korruptuar. Sot shumica e popullit shqiptar, është arsimuar dhe ka mësuar të dallojë njerëzit. Më e rëndësishmja, shqiptarët janë të lodhur nga urrejtja.
Eshtë pikërish kjo arsyeja pse Ali Ahmeti i humbi zgjedhjet lokale ne Maqedonin Veriore. Presionet e vetme që kanë ndikuar votën nuk janë ato të policisë, administratës apo krimit, siç pretendon propaganda e pashpresë e BDI-së apo AKI-të, por presionet që Ali Ahemti ushtron çdo ditë mbi inteligjencën dhe dëshirën për zhvillim të popullit shqiptar në Maqedonin e Veriut.
SELIM ILJAZI

Comments