“Unë jam partner që nuk veproj me standarde të dyfishta”, kështu ka deklaruar lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke folur për Marrëveshjen me LSDM për zgjedhjet lokale.
“Disa herë e kam theksuar se e ardhmja e Maqedonisë është që njerëzit të mos ndahen por të bashkohen si në ide ashtu edhe në organizim politik. Ju mund të ktheheni mbrapa dhe të shihni se çfarë kam deklaruar. Këtë nuk e ka bërë asnjë nga udhëheqësit deri më tani”, është shprehur më tej Ahmeti.
Sipas tij është e natyrshme mbështetja e kandidatëve të LSDM aty ku vlerësohet se nuk mund të fitoj kandidati shqiptar si në Shkup mbështetja për Petre Shilegov, Kumanovë e Ohër.
Po ashtu sipas Ahmetit është e natyrshme mbështetja e LSDM në Tetovë dhe Gostivar.
‘Ku ka partneritet ka edhe reciprocitet’ ka thënë lideri i BDI Ali Ahmeti në takimin me gazetarë.
https://scontent.xx.fbcdn.net/v/t42.9040-29/10000000_1130422333757530_7959589965979975680_n.mp4?efg=eyJybHIiOjEwMzMsInJsYSI6NDA5NiwidmVuY29kZV90YWciOiJzZCJ9&rl=1033&vabr=574&oh=448e59472bb239fa971c108839d90c79&oe=59F58400