Ali Ahmeti kujton 27 vjetorin e rënies së Beqir Limanit

101

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postim në profilin e tij ka kujtuar 27 vjetorin e rënies së Beqir Limanit, shkruan Top24

Si sot, 27 vite më parë, Kërçova u zgjua në dhimbjen e madhe të rënies heroike të Beqir Limanit.

Beqiri ishte bashkëveprimtar i imi në rrugëtimin për liri dhe barazi, një burrë me guxim e përkushtim që la gjurmë të pashlyeshme në kauzën tonë kombëtare.

Kujtimi për të mbetet i gjallë dhe i përjetshëm.

Lavdi!

Comments