Ali Ahmeti: Nëna shqiptare, faktor i rëndësishëm brenda shoqërisë, Neziri: Femra shqiptare në Maqedoni ka drejtuar poste nga ekzekutivi, Arifi: BDI, çelësi i qeverisë së re



Takimin e ka hapur shefi i shtabit zgjedhor qendrorë z. Bekim Neziri i cili ka thënë se BDI dhe Ali Ahmeti femrës gjithmonë i ka dhënë rol të rëndësishëm në politikë.
Neziri: Femra shqiptare në Maqedoni ka drejtuar poste nga ekzekutivi
Fuqia e femrës në Maqedoni është sfidë që do të çojë përpara edhe proceset e BDI-së në 11 dhjetor, BDI dhe z. Ahmeti i trajton femrat si duhet, se femra shqiptare udhëheq në Maqedoni duke nisur nga pushteti ekzekutiv, ai legjislativ por edhe ai loka, femra shqiptare ka treguar se din të udhëheq si duhet ndërsa në politikat e BDI-së kemi pasur edhe do të kemi femra në funksione duke vlerësuar kështu femrën në aspektin kualitativ, femra në përgjithësi është më e pregaditur në segmentin financiarë, politikat e Ali Ahmetit i japin rëndësi rolit të femrës, meshkujt janë koka e një shoqërie ndërsa femra qafa e shoqërisë. 11 dhjetori janë zgjedhjet më të rëndësishme për BDI-në, andaj duke filluar nga sot të vazhdojmë dhe më datën 20 nëntor në sallën Boris Trajkovski në Shkup ku e kemi konventën që do të bëhet prezantimi i listave për të treguar se BDI është subjekt serioz dhe i përkushtuar ndaj shqiptarëve, ka thënë kështu në fjalimin e tij Neziri.
Teuta Arifi: Politika për femrat sfidë e vështirë dhe komplekse
Nënrkryetarja e BDI-së njëherit femra e parë shqiptare e inkuadruar në struktruat më të larta partiake dhe ajo që ka drejtuar poste të ndryshme në ekzekutiv si dhe femra e parë shqiptare që drejton një komunë, ka thënë se politika për femrat është një sfidë e vështirë dhe shumë komplekse.
Dëshiroj ta them sot në fakt ka të bëj me këtë ditë, identifikohet me emrin e një gruaje nga Shkupi është fjala për nënën terezë në fakt është viti kur e tërë bota kuptoi se e ndjente forcën dhe atë si një grua shqiptare, është ai identitet shqiptarë dhe i nënës shqiptare që i jep forcën një gruaje që flet edhe njëherë për atë se çfarë do të thotë një nëne shqiptare, ajo ka qenë edhe shkrimtare ku ka thënë se duhet të kesh parasysh se forca dhe vendoshmëria yte do tregojë identitetin tënd, detyroi të tjerët që në vend të mëshirës të të japin respekt, respekti ndaj grave është termi që BDI e ka vendosur në themelet e veta, BDI ka pasur politika qysh herët duke besuar tek gratë e duke mos pasur politika pa atë botë të rëndësishme që mund të jep një nënë, sepse tregues kryesorë është ajo se cfarë vendi u jep grave në shoqëri, sot jemi këtu për parapregaditje për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të cilat vijnë si rezultat i një majorizimi që edhe njëherë tregoi se rezikoi eurointegrimet e për këto zgjedhje përkrahja ndaj BDI është e madhe si rezultat i këtyre zgjedhjeve BDI duhet të jetë celësi i qeverisjes së re, të rikrijojë demokracinë në vend dhe të miratojë raportin e Pribes, një mandat qeverisës jo i kollajllëkut por i vështirësisë, 40% i përfaqësimit të grave si rezultat i marrëveshjes së fundit, politika është një mundësi për gratë për të ndryshuar realitetet për të krijuar fillime të reja e për të ndryshuar më shumë, a është e lehtë sigurisht që jo, e komplekse sigurisht që po, ka thënë në fjalimin e saj znj. Teuta Arifi.
Ali Ahmeti: Nëna shqiptare, faktor i rëndësishëm brenda shoqërisë
Ndërkohë në fjalën e tij para grave të BDI-së lideri Ahmeti ka thënë se bashkë munden të zgjidhin shumë probleme që e tangojnë shoqërinë shqiptare.
Gjithmonë kam pasur synim avancimin e femrës shqiptare se janë të shenjta, janë faktor të rëndësishëm, sa më e avancuar aq më e rëndësishme është dhe bëhet, femra luan një rol të rëndësishëm në paqe dhe stabilitet, në këtë rast nuk dua të dalloj askënd por më shqetëson një fenomen në shoqërinë tonë e dua të ndaj me ju, sigurisht të gjithë shohim e dëgjojmë përdorimi i bimëve narkotike që qëllimin e kanë përfitimin por vrasin shumë të rinjë, ky fenomen duhet luftuar i dëmshëm dhe i rezikshëm për të rinjtë dhe të rejat, shteti ka detyrim dhe obligim që këtë fenomen të shëmtuar e rezikshëm që shkakton dhimbje e pasoja, por ama edhe ju si nëna duhet të denonconi pa frikësim e hezitim këtë rezik të rinisë tonë, të denoncojmë sepse shteti ka përgjegjësi për qytetarët e vet, në të kaluarën ka qenë i vogël por sot ky fenomen është shumë i përhapur andaj këtë shqetësim doja të ndaj me ju që të bëhemi si një front që do luftojmë jo vetëm këtë dukuri negative por gjitha të këqijat, e nuk duhet të frikësohemi sepse jemi shumë dhe suksesi jonë i përbashkët nuk do mungojë, duhet të jemi sa më shumë kërkues dhe ne kemi nevojë që të ecim përpara se pushtetuesit na kanë lënë mbrapa. Ka forca që ju intereson stagnimi i zhvillimit mos përmendi këtu shumë investime kapitale sepse ne nuk ndërtojmë fabrika por ne bëjmë ligje që bëjns siguri për investitorët e huaj e duhet të jemi krenar që në Maqedoninë perendimore janë hapur fabrika që janë punësuar qindra të rinjë e që tjerë do punësohen. Ne po kërkojmë që gjithë bashkë të realizojmë platformën që punohet nga ekspert, përpiqen të tjerët që na ndjekin por hapat i kanë të vogël, ata nuk duhet të shajnë BDI por të japin ofertën e tyre tek populli se çfarë mund të bëjnë më mirë se BDI, ka thënë për fund në fjalimin e tij z. Ali Ahmeti transmeton Zhurnal.
..