Ali Ahmeti paralajmëron publikimin e mbi 110 mijë dosjeve sekrete Jugosllave

125

Shtatë vetura raportohet të jenë thyer në parkingun e një objekti, në Fushë-Kosovë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:45, raporton IndeksOnline.

Sipas raportit policor, nga veturat janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune.

“Lidhur me rastin njësitë e hetuesisë kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjërave të raportuara të vjedhura”, deklaron policia.

I dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u dërgua në mbajtje.

Rasti u iniciua si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/

Comments