Ali Ahmeti – Shqiptari që i bashkon shqiptarët

78

Nga: Sulejman Sulejmani

Ali Ahmeti ka dëshmuar ndër vite se është figura që i pajton dhe i bashkon shqiptarët. Me qetësinë, urtësinë dhe vizionin e tij, ai ka ditur t’i tejkalojë dallimet, t’i ulë palët në tryezë dhe të ndërtojë ura bashkimi atje ku të tjerët kanë parë ndarje.

Shqiptaria rrallë ka pasur një njeri me kaq peshë, me kaq durim dhe me kaq ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Roli i tij në momente kyçe ka qenë i pakrahasueshëm – gjithmonë në anën e qetësimit, të mençurisë dhe të ruajtjes së unitetit mes shqiptarëve.

Shpresojmë që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ta vlerësojnë dhe ta respektojnë Ali Ahmetin ashtu siç e meriton, si një lider që ka vendosur interesin kombëtar mbi gjithçka dhe që ka kontribuar pa u lodhur për paqen, stabilitetin dhe bashkimin e shqiptarëve.

Comments