Alisetar Ramadani: Klubet shqiptare në Maqedoni të largohen nga ligat e Maqedonisë

355

Alisetar Ramadani në profilin e tij në Facebook shkroi se FFM duhet që të ndaloj ofendimin ndaj klubeve shqiptare në Maqedoni.

Ai shkruan dhe thotë se klubet shqiptare duhet që të largohen nga ligat maqedonase dhe t`i bashkohen ligave të Kosovës e Shqipërisë.

“FFM të ndalojë ofendimet, klubet shqiptare duhet të rishikojnë statusin e tyre thonë nga klubi i futbollit Shkëndija e Tetovës!

Ne nga diaspora, këtë status e kemi kërkuar nga klubet shqiptare ta shqyrtojnë që para disa viteve!

Konsiderojmë se klubet shqiptare nuk kanë çka ankohen më, por shpejt dhe pa asnjë shpjegim të largohen nga liga të cilën e udhëheqin sllavo folësit, t’i bashkohen ligës së Shqipërisë ose Kosovës.

Pse jo, të shikohet mundësia të krijohet një ligë e vetme shqip”, shkroi Alisetar Ramadani.

Comments