Ambasada Amerikane: Të lihen anash ndarjet etnike, luftojeni koronavirusin

342
fresco

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që të lihen anash ndarjet etnike në komunitet, dhe të ketë fokus në luftën ndaj Covid-19.

Ambasada thotë se profesionistët duhet të mbështeten në luftën ndaj koronavirusit.

“I lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në një rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e Covid-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Tutje ambasada thekson se, “të punoni së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetit, dhe lënja anash ndarjet në komunitet janë thelbësore për mposhtjen e Covid-19. Së bashku mundemi”.

Comments