
EDITORIAL, GAZETA SHQIPTARI.eu
Dje shtetet e kuintit, megjithëse vështirë të thuhet shtetet, pasi ambasadorët në këto raste vështirë se përfaqësojnë vullnetin rrënjësor të shtetit përkatës, kanë deklaruar se e përkrahin Demarkacionin, që do të thotë zhvatjes së 2 % të teritorit të Kosovës nga Mali i Zi, madje duke u bërë e gjitha kjo me vullnetin e hekurt të Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës.
Takimi i disa ambasadorëve, dhe veçanërisht nënshtrimi ndaj qasjeve të tilla të ambasadorëve do të ishte jo vetëm i turpshëm dhe antikushtetues, ndërsa deputetët që i nështrohen është tradhti flagrante.
Përpjekjet që me dhunë, me presion e kërcënime dhe mjete tjera të imponohet copëtimi i Kosovës, fillimisht që Maqedonisë ti jepeshin rreth 5 mijë hektarë, dhe tani 8.230 hektarë tokë Malit të Zi, i ndryshojnë radikalisht raportet e kuintit me shqiptarët. Pra, i çojnë drejt përmbysjes absolute të këtyre raporteve, nga mbrojtës dhe ‘dado’ të shqiptarëve, në ‘njerka’, që duan të vrasin ‘thjeshtrin e tyre’, shtetin e Kosovës.
Shqiptarët nëse me askë tjetër në rajon, pra edhe vetë Kosova, me Malin e Zi, (dhe sigurisht pa problem do ta kishin mundur Maqedoninë, madje edhe tani) mund të luftojnë dhe ta fitojnë nëse jo çdo betejë, por mund ta pushtojnë më shumë se gjysmën e Malit të Zi, në një betejë që nuk do të zgjaste më shumë se disa muaj.
Edhe Serbisë nuk ka asnjë pikë kuptimi ti jepen territore, derisa ajo mban të okupuara më shumë se 20 mijë kilometra katrore shqiptare, të gjitha dhuratë e Kuintit pa Amerikën, por atëherë e kishin Rusinë, dhe Turqinë që i shpërblente.
Po ua kujtojmë ambasadorëve të kuintit, se edhe para rreth 100 vjetëve, Britania e Madhe (anëtare e kuintit), Franca ((anëtare e kuintit) dhe Italia (anëtare e kuintit), kishin nënshkruar traktat, që Italia ta merrte një pjesë të Shqipërisë Londineze, dhe pjesa tjetër të copëtohej, po nga sllavët, Serbia e Mali i Zi, dhe nga Greqia.
Por, u gjenden disa mendjendritur shqiptarë, patriotë e luftëtarë, intelektualë par exselanc, dhe u mblodhën në Kongresin e Lushnjës, e përzunë Italinë, dhe e shpëtuan Shqipërinë, që ende si kishte kufijtë e përmbyllur.
Atëherë na doli në ndihmë Amerika!
Po, ç’po ngjet tani me Amerikën e madhe, me kryealeatin tonë, që është bërë pjesë e treshes, Britani, Francë, Itali, që për 200 vjet, nuk kanë pushuar së coptuari toka shqiptare, vetëm pse ne në shumicë ishim mysliman.
Coptimi i tokave shqiptare nis, që nga momenti kur në fillim të shekullit 19-të, Britania e tradhtoi Ali Pashë Tepelenën, që së bashku me Pashën e Shkodrës, të Beratit dhe atë të Kserezit (sot në Greqi), brenda 2-3 vjetëve do ta krijonin shtetin shqiptarë. Shtetin më të fortë dhe të parin të pavarur në Ballkan. Por, sapo u kuptua serioziteti dhe fuqia e shqiptarëve, vrapuan ta përmbysin këtë projekt shërbimet sekrete, përfshirë atë Gjerman, dhe kësaj iu besua krijimi i shtetit grek, madje me shumicën absolute të luftëtarëve shqiptarë, mysliman e të krishterë. Dhe shqiptarët jo vetëm u tradhtuan, por iu nënshtruan një totalitarizmi, hegjemonie të egër, dhe gjenocidi, etnocidi, dhe kulturocidi ndaj shqiptarëve që nuk pushoi kurrë në Greqi, deri në zhdukjen e shqiptarëve atje. Edhe sot Europa heziton ta gjykojë edhe gjenocidin ndaj çamëve.
Prandaj, edhe ambasadori britanik pa pikë etike, na thotë, mos u brengosni për territorin ju keni ‘Ali pashat’ në krye që duhet ti heqni qafe, se territorin ua prejmë ne, ne ua heqim’.
Pra, Oconell përfaqëson në mënyrën më tipike, qëndrimin britanik antishqiptar dy shekullor të copëtimit të trojeve shqiptare, nga rreth 200 mijë kilometra katrorë, në 28 mijë, sa ka Shqipëria, ndërsa Kosovën, nuk duan ta numërojnë si tokë apo shtet shqiptarë, por të një populli të ri, ‘marsian’, ‘kosovar’, si komb që nuk ka të kaluar, dhe se ngjizja e tij fillon me 1999.
Ishin po këto shtete të ‘kuintit’ pa Amerikën, por me Rusinë, që e bombarduan Tivarin deri sa i asgjësuan shqiptarët aty, në mënyrë që shqiptarët të dorëzoheshin. Të sulmuar nga deti nga këto shtete perëndimore, dhe nga toka nga Perandoria osmane, i detyruan shqiptarët, që territoret shqiptare të çliruara nga Lidhja e Prizrenit në vitet 1880-1883, si Tivarin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Hotin e Grudën, t’ia dorëzonin Malit të Zi.
Por, cili nga këta pushtetarë kuislingë, antishqiptarë ka kuroja t’ua thotë në sy ambadaorëve të ‘kuintit’, ja historia, ja bujaria juaj, edhe kur jemi çliriar vetë na keni bombarduar për llogari të Malit të Zi! Pse edhe tani?!
Shqiptarët, siç ua risollëm pak ditë më parë, zbulimet e fundit arkeologjike kroate, kanë një vazhdimësi ekzistence në Ballkan, prej të paktën 20 mijë vjetëve. Një kulturë dhe trashëgimi që se ka askush në Europë, se të parët tanë, ilirët ishin themeluesit e qytetërimit europian, se nuk ishim shpellar as para 20 mijë vjetësh, siç mëson tashmë pseudoshkenca historike dhe arkeologjike europiane.
Është i çuditshëm qëndrimi gjerman në këtë rast, që përveç në rastin e krijimit të Greqisë, që janë shkaktarët kryesor në humbjen e territorit shqiptarë dhe popullsisë shqiptare në raport me Greqinë, roli i saj, deri në bombardimet e NATO-s me 1999 ka qenë miqësor dhe mbrojtës ndaj shqiptarëve.
Gjermania ishte ajo që në Luftën e Parë Botërore së bashku me Austro-Hungarinë planifikonte, ta krijonte Shqipërinë etnike, ku pjesë e Shqipërisë do të ishte jo vetëm Kosova, por edhe tërë Sanxhaku, pjesa që ndodhet në Serbi dhe Mal të Zi, dhe madje përveç luginës së Preshevës edhe Vraja, ishte pjesë e asaj Shqipërie.
Prandaj, shqiptarët të paktën duhet të lobojnë fuqishëm në Uashington dhe Berlin, për të parandaluar copëtimin e mëtejshëm të Kosovës dhe të territoreve shqiptare, dhe të shpërfillin tërësisht qëndrimet e ambasadorëve, të cilët mund të jenë edhe të korruptuar, ndërsa të kompromituar tashmë janë në raport me shqiptarët! Dhe kjo duhet të ndohë urgjentisht, dhe madje me gatishmërinë për ta mbrojtur territorin me luftë, ndërsa udhëheqësit kuislingë ti dëbojmë jashtë Kosovës!
SHQIPTARI.eu
Ps.
“Kam parë shumë rrethime të tjera, por kurrë nuk kam parë diçka kështu të tmerrshme si këtë qytet të mjerë, Tivarin, ku asnjë shtëpi nuk mbeti e ruajtur”, shkruante gazetari francez Ogist Majlan, ndërsa një historian më vonë konstaton: “Rrënojat, të shkapërderdhura nëpër kodër si fantazma, të dala nga toka, krijojnë përshtypjen e një foleje të mallkuar”.
Tivari pas bombardimit
Tivari para bombardimit